
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim.
Ky është vendi në të cilin muslimanët i luten Zotit disa herë në ditë. Përveç adhurimeve të ndryshme që kryhen në të, ai është edhe një vend social, ku çdokush pa dallim gjinie, race, moshe mund të parashtrojë problemet e tij dhe të kërkojë një rrugëzgjidhje për to duke u konsultuar me persona kompetentë. Aty njeriu kalitet dhe fiton cilësi të larta morale dhe etike, siç janë:
respekti ndaj tjetrit, ruajtja e nderit, pasurisë, gjakut, respekti ndaj prindërve, ndihma ndaj nevojtarit, dhembshuria, drejtësia, distancimi nga veset e këqija, si: droga, bixhozi, prostitucioni e më tej. Por mbi të gjitha xhamia fton në adhurimin e një Zoti të vetëm dhe mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç Tij. Një njeri iu drejtua Profetit Muhamed alejhi selam duke i thënë: -Çfarë je ti? Tha: -Profet. I tha: -Çfarë është Profeti? Tha: -I dërguar nga Allahu. E pyeti: -Për çfarë të dërgoi? Tha: -Për të ruajtur lidhjet farefisnore, për të thyer idhujt dhe për të adhuruar një Zot të vetëm, Allahun, dhe për të mohuar çdo gjë që adhurohet përveç Tij.
Ky është Islami, kjo është thirrja jonë.
Pasi të gjitha këto kualitete janë të pranishme në fenë islame, vallë ç’kërkojnë Dëshmitarët e Jehovait tek dera e xhamisë?
Pa dyshim se qëllimi i tyre është thirrja dhe konvertimi i muslimanëve në fenë e tyre, e nëse nuk e arrijnë një gjë të tillë, atëherë mundohen qe të cytin dyshime në zemrat e muslimanëve rreth fesë islame, Profetit dhe librit të tyre, e kjo me anë të dialogut, broshurave dhe fletë-palosjeve. Çdo musliman që nuk ka njohuri të mjaftueshme rreth fesë së tij shumë shpejt mund të ndikohet dhe të bjerë pre e propagandës së tyre. E si mund të jetë ndryshe kur para tij vërshojnë lumenj me dyshime, ndërsa ai nuk mund t’i refuzojë ato pasi njohuritë e tij janë të mangëta!
Përderisa Dëshmitarët e Jehovait gjetën guximin që disa herë radhazi t’i bënin karshillëk xhamisë, përse ne duhet t’i anashkalojmë dhe të heshtim? Pasi nuk lanë derë pa trokitur, tani mbeti edhe dera e xhamisë pa cokatur. Kjo është e disata herë që pankarta të tilla sillen rreth e rrotull vend-faljes së muslimanëve, ata ishin aq të kujdesshëm saqë edhe ditën e Bajramit u vendosen para derës së xhamisë dhe prisnin që dikush të shkonte pranë tyre.
Si do ndiheshin ata nëse dikush nga muslimanët të mbante pankarta pranë derës së institucionit të tyre?
Dëshmitarët e Jehovait në syrin e një muslimani
Duke marrë shkas nga ajo që u tha më lart, e shikoj më se të nevojshme të sqaroj shkurtimisht se kush janë Dëshmitarët e Jehovait, historiku, metodat dhe qëllimet e tyre.
Përkufizimi dhe themelimi i tyre
Ajo është një organizatë botërore fetare e politike e cila fsheh dhe mban sekret mënyrën e organizimit dhe qëllimet kryesore të saj.
Ata pretendojnë se janë të krishterë, por realisht të krishterët distancohen prej tyre duke i konsideruar si shpikës në fe apo si jobesimtarë. Në fakt ata janë nën ombrellën e hebrenjve dhe veprojnë për interesat e tyre.
Zanafillën e tyre e kanë në Amerikë në fundin e shekullit 19 dhe themelues i kësaj organizate ishte Çarls Tejz Rasëll. Lëvizja fillimisht u quajt “Studiuesit e Biblës” me pas “WatchTower Bible and Tract Society” ose “Kulla e Rojës dhe Shoqëria e Pamfleteve” e së fundmi si “Dëshmitarët e Jehovait”. Sipas tyre, Jehova është emri personal i Zotit në gjuhën hebraishte. Është për t’u cekur se mbledhjet e para të tyre mbaheshin në tempujt e franko-masonëve apo shoqërive të tjera sekrete.
Logot dhe simbolet e tyre
Menora është mbajtës qirinjsh (shandan) me shtatë krahë, një nga simbolet kryesore fetare të hebrenjve.
Ylli me gjashtë cepa, i cili gjithashtu është shenjë e përgjithshme e hebrenjve.
Të shkruarit e emrit te zotit të tyre Jehova në gjuhën hebraishte.
Bindjet dhe ideologjitë e tyre
· Besojnë se Jehova është Zot dhe se Isai, Jezusi, është udhëheqës i Mbretërisë së Zotit.
· Flijimi emër të Jehovait, e si rrjedhojë numërohen dhjetëra të vetëflijuar në vendin tonë, veçanërisht gjatë vitit 2005. Islami ndalon kategorikisht veprime të tilla, jeta është e shenjtë dhe assesi nuk mund të arsyetohet vetëvrasja.
· Shumë Dëshmitarë të Jehovait, ku përfshihen edhe fëmijë, vdesin çdo vit ngaqë refuzojnë në raste kritike transfuzione gjaku. Ata nuk mjaftohen me kaq, por edhe mund t’ju padisin nëse ju tentoni t’u ofroni ndihmë, ashtu siç ndodhi me spitalin Valenciennes në Lille të Francës, kur një paciente që kishte hemorragji të rëndë dhe jeta e saj ishte në rrezik iu ofrua transfuzion gjaku. E njëjta gjë ndodhi edhe me spitale të tjera në Francë, Zvicër, Kanada, Irlandë, Itali, USA. Metoda të tilla janë shkak për të shpëtuar jetë njerëzish dhe kurrsesi nuk mund të jenë të ndaluara as fetarisht e as shkencërisht.
· Besojnë në librin e shenjtë të të krishterëve, por e komentojnë atë sipas interesave të tyre.
· Mohojnë gjykimin dhe dënimin në botën tjetër, përkundrazi besojnë se parajsa gjendet në këtë botë pikërisht në mbretërinë e premtuar të tyre. Sipas fesë islame, do ishte e padrejtë që askush të mos gjykohet për veprat e tij, prandaj Zoti ka vendosur Ditën e Gjykimit në atë botë që çdokush të marrë atë që meriton, shpërblimin apo dënimin.
· Nuk besojnë në ekzistencën e shpirtit dhe përjetësisë së tij.
· E kanë të ndaluar: transfuzionin e gjakut, transplantin e organeve, ushqimet që mund të kenë përmbajtje me gjak bagëtish, çajin, kafenë, pepsin, por e lejojnë alkoolin. Burrat e kanë të ndaluar të mbajnë mjekër.
· U binden verbërisht eprorëve të tyre.
· Vëllazëria njerëzore është e kufizuar vetëm ndërmjet tyre dhe jo për të tjerët.
· Janë të ndikuar nga filozofia e lashtë, veçanërisht nga ajo greke.
· Kritikojnë dhe rebelohen kundër çdo sistemi dhe feje përveç asaj hebraike.
Metodologjia e propagandës
Metodat e organizatës në predikimin e fesë së tyre janë të ndryshme, si për shembull: botimet dhe shpërndarja e librave, revistave, fletëpalosjeve si revista «Kulla e Rojës e sionistëve», që më pas e ndryshuan në «Kulla e Rojës», revista «Zgjohuni», «Çfarë është mbretëria e perëndisë», «Një lajm i mirë nga perëndia», «Forco besimin te Jehovai! », «Ruaj dashurinë për Jehovain!», «Mos u dorëzo! »,«Jeta dhe shërbimi», «Shërbimi ynë i Mbretërisë», etj. Shoqëria Kulla e Rojës shtyp çdo javë mbi 15 milionë kopje të revistave të saj në 120 gjuhë dhe ka mbi 5 milionë Dëshmitarë të Jehovait që përhapin doktrinat në 230 vende. Aktivitete të tilla madhështore kanë nevojë për shuma të mëdha monetare, gjë që tregon e nxjerr në pah fuqinë e tyre financiare.
Përkthimet, trokitja derë më derë, ndalimi i njerëzve në rrugë dhe vende publike, përdorimi i gjuhës së shenjave, projektet sociale si ndërtimi i banesave, drama, filmat për të rritur dhe ato vizatimorë për fëmijë, muzika, piktura, radio, organizimi i mbledhjeve dhe kongreseve, interneti, bashkëpunojnë me organizata të tjera për qëllime të njëjta, frikësimi i anëtarëve të saj dhe të tjerëve duke parashikuar data të trilluara për fundin e botës. Apokalipsin askush nuk e di përveç Zotit të vërtetë Allahut.
Organizata përfiton prej anëtarëve të saj, në çështjet e inteligjencës, spiunazhit dhe propagandës.
Shumë njerëz nuk janë në dijeni të këtyre fakteve dëmtuese dhe kështu radhët e Dëshmitarëve shtohen duke shpërndarë sasi të mëdha materialesh mashtruese.
Qëllimet e tyre
Nga e gjithë kjo kuptohet se ajo është organizatë hebraike e veshur me petkun e Krishterimit, e cila duke përdorur emrin e Jezuit dhe librat e krishterë ka si qëllim kryesor realizimin e planeve të hebrenjve, veçanërisht kthimin e tyre në tokën e premtuar.
Pjesë e qëllimeve të tyre është edhe futja e dyshimeve në mesin e muslimanëve dhe konvertimi në fenë e tyre të re.
Gjykimi islam rreth tyre
Për të kuptuar se ç’thotë Islami për ata që lusin të tjerë përveç Allahut, Zotit të vërtetë, qofshin ata Profetë, engjëj, gur, idhuj apo diçka tjetër, po përmend një thënie profetike ku i Dërguari i Zotit, Muhamedi alejhi selam, thotë:
“Në Ditën e Ringjalljes një thirrës do të shpallë: 'Çdo popull le të ndjekë atë që pati adhuruar!' Atëherë çdo idhull që ishte adhuruar në vend të Allahut, do të bjerë në zjarrin e xhehenemit, derisa nuk do të mbetet askush përveç atyre që kishin adhuruar Allahun, të bindurit, të pabindurit dhe pjesa që mbetet nga ithtarët e Librave të Parë. Pastaj do të thirren hebrenjtë dhe do t'u thuhet: 'Cilin adhuruat ju?' Ata do të përgjigjen: 'Ne adhuruam Uzejrin, birin e Allahut’. Do t'u thuhet atyre: 'Ju jeni gënjeshtarë pasi Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për shok e as për bir! Çfarë doni tani?' Ata do të thonë: 'Zoti Ynë! Kemi etje. Na jep diçka të pimë. Do t'iu bëhet me shenjë duke iu thënë: 'A nuk po shkoni të pini?!' Më pas ata do të grumbullohen drejt zjarrit, i cili do të duket si një mirazh anët e të cilit do të jenë duke përpirë njëra-tjetrën. Pastaj ata do të bien në zjarr. Më pas do të thirren të krishterët dhe do t'u thuhet atyre: 'Cilin adhuruat ju?' Ata do të thonë: 'Ne adhuruam Isain (Jezusin), birin e Allahut. Atyre do t'u thuhet: 'Ju jeni gënjeshtarë, sepse Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për bashkëshorte ose për bir!' Pastaj do t'u thuhet: 'Çfarë doni tani?' Ata do të thonë ashtu siç tha populli para tyre (dhe do të hidhen në zjarrin e xhehenemit bashkë me hebrenjtë). Pastaj, kur të mbetet mbeten vetëm ata që patën adhuruar Allahun, si të bindurit, ashtu edhe të pabindurit, Zoti i Gjithësisë do t’u shkojë, duke iu paraqitur në formën më të afërt, në të cilën ata e kishin parë. Atyre do t'u thuhet: 'Për çfarë po prisni? Çdo popull shkoi pas asaj që ai adhuroi.’ Ata do të përgjigjen: 'Ne i braktisëm njerëzit në botë, kur kishim nevojë të madhe për ta dhe nuk i zumë ata miq e shokë. Tani po presim për Zotin tonë, të Cilin ne gjithnjë e adhuruam.’ Allahu do t'u thotë: 'Unë jam Zoti juaj.’ Ata do të thonë dy a tri herë: 'Ne nuk adhurojmë askënd e asgjë tjetër, përveç Allahut.’
Falënderimet dhe lëvdatat i takojnë Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi Profetin Muhamed alejhi selam.
Firdeus Çorja